SHoqata e kineastëve shqiptarË 
                               “lumiere”
 

shoqata e kineastëve shqiptarë lumiere, u themelua me vendim të gjykatës të tiranës nr. 2602 datë 19 korrik 2000, me shtesën e vendimit datë  3 nëntor 2007, në bazë të ligjit  për organizatat joformale nr.8789 dhe nr. 8788 datë 7 maj 2001, dhe në bazë të ligjit për kinematografinë nr. 8096 datë 21 nentor 1996, ndryshuar me ligjin Nr. 9353, datë 3.3.2005 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8096, DATË 21.3.1996 "PËR KINEMATOGRAFINË"

SHKSHL është organizatë profesionale jofitimprurëse e kineastëve themeluar në republikën e shqipërisë, si një bashkim vullnetar i ideve të një grupi profesionishtësh të mirënjohur, për të emancipuar realitetin kinematografik shqiptar me anën e studimit dhe hartimit të politikave strategjike dhe Ekspertizave që i propozohen qëndrës kombëtare të kinematografisë dhe komisioneve parlamentare,  si  një domosdoshmëri që rrjedh nga ligji për kinematografinë. 

shkshl mbron të drejtat e anëtarëve të saj dhe kineastëve në përgjithësi.

ajo kontribuon dhe për intersin publik kinematografik e kulturor shqiptar.

Që nga krijimi SHKSHl ka qëne aktor aktiv në realitetin kinematografik shqiptar. 


albanian filmmaker association “lumiere”